Demokratët e Mirditës leksion lidershipit të PD: Ja si mundet Edi Rama në zgjedhjet lokale!

29 Shtator 2022, 16:29 / POLITIKË NGA ALFAPRSS.AL

Demokratët e Mirditës leksion lidershipit të PD: Ja si mundet Edi

Ndërkohë që Partia Socialiste dhe vetë Edi Rama personalisht ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të viti që vjen, brenda opozitës përçarja, amullia dhe vërtitja në boshllëkun e aksionit të Rithemelimit, po vazhdon pa limit.

Duket se baza e demokratëve e ka kuptuar më mirë se “udhëheqësit” se nëse vazhdohet në këtë gjendje atëherë Rilindja duke marrë me shumicë edhe këtë herë bashkitë e vendit, do të blindojë përfundimisht edhe “fitoren” e mandatit të katërt në zgjedhjet e vit 2025.

Fakt është se jo vetëm në bazën demokrate por në gjithë shoqërinë shqiptare, madje me shumicë edhe brenda socialistëve, lodhja dhe zemërimi ndaj kësaj keqqeverisje është gati për shpërthim.

Çështja është se opozita po mbahet peng dhe kjo ka bërë që Edi Rama, (I cili në zgjedhjet bashkiake të vitit 2009 ku PS garoi me vetveten, mezi kapi maksimumi 30%), të ndihet i qetë dhe fitues absolute.

Pavarësisht kësaj situate brenda lidershipit të opozitës, demokratët në bazë po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme, të paktën për bashkitë e vendit.

Projekti dhe leksioni i parë konkret, vjen nga baza e PD-së së Mirditës. Një grup iniciator i përbërë nga intelektual të shquar demokrat të krahinës, ka përgatitur një Projekt-Thirrje drejtuar të dy grupeve; Rithemelimit dhe PD-së zyrtare.

Deri më tani është bërë një takim nga i cili është dalë me një rezolutë të përbashkët, ndërkohë që një mbledhje tjetër pritet të mbahet ditën e premte.

Demokratët e Mirditës u kërkojnë dy palëve në “luftë”, që të paktën për zgjedhjet në bashkinë e tyre të bëjnë një bashkim forcash; të dalin me një kandidat të përbashkët konsensual; krijimin e një Shtabi Elektoral të përbashkët; heqjen dorë nga konfliktet brenda llojit në terren dhe në rrjetet sociale, etj, etj.

Thirrje demokratëve mirditorë!

Në kushtet; e ekzistencës së një krize të thellë politike për më shumë se një vit, si dhe të një dinamike lëvizjesh të pandodhura përgjatë 32 vitesh brenda radhëve të PD,  të cilat kanë sjellë si pasojë çoroditje të thella tek çdo anëtar i saj, si dhe në anëtarësinë në tërësi.

Në kushtet; e fillimit të fushatës zgjedhore për pushtetin vendor, si dhe situatës së pafavorshme për të pretenduar fitoren, në kushtet aktuale të mobilizimit politik të PD së Mirditës.

Në kushtet; e ekzistencës së përçarjes politike të radhëve të PD vendore.

Në kushtet; e domosdoshmërisë së bashkimit të demokratëve të Mirditës, pavarësisht problematikës së lidershipit qendror.

Në kushtet; e ekzistencës së mundësive reale për të fituar Bashkinë e Mirditës.

Në kushtet; e vështrimit dhe interesit politik, për tua kthyer pushtetin vendor demokratëve në Mirditë.

Në kushtet; e tejkalimit dhe mospërfshirjes së demokratëve mirditorë në krizën e lidershipit qendror të PD.

Në kushtet; e arritjes së fitores më të madhe politike prej 30 vjetësh të PD Mirditë në zgjedhjet e fundit politike, një grup demokratësh, propozojnë si më poshtë;

Thirrjen e një tryeze politike në përbërje anëtarëve të PD dhe të intelektualëve demokratë mirditorë për të vendosur:

1. Mënyrën e bashkimit dhe unifikimit të gjithë forcave të PD Mirditë, përtej ndasive që ka prodhuar kriza politike në qendër, e reflektuar edhe tek ne.

2. Gjetjen e formave dhe mënyrave për tu përgatitur dhe mobilizuar për fushatën zgjedhore vendore.

3. Domosdoshmërisht, dalja me një kandidat të  vetëm të PD,  nëpërmjet mënyrave demokratike të përzgjedhjes.

4. Heqjen dorë nga konfliktet politike brenda radhëve tona, veçanërisht nëpërmjet parullave përçarëse shumicë-pakicë.

Heqjen dorë, nga çdo lloj komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale për njëri tjetrin, deri në përfundim të fushatës zgjedhore. Çdo demokrat që do ta thyejë këtë pakt, do të konsiderohet bashkëpunëtor i rregjimit, pavarësisht justifikimeve personale.

5. Përzgjedhjen në mënyrë demokratike me përfaqësim ose drejtpërdrejt nga anëtarësia të një Shtabi Elektoral për periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve lokale.

Kjo Thirrje, qëndron e hapur për çdo anëtar të PD Mirditë dhe intelektualë që e mbështesin atë, për tu plotësuar dhe pasuruar më tej, por për këdo që nisur nga pozita partikulariste kërkon ta hedhë poshtë frymën e saj, nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon ta dorëzojë në tavolinë Bashkinë e Mirditës qeverisë dhe PS.

Grupi nismëtar

1. Avokat Afred Duka (Ish themelues i PD).

2. Prof. Luigj Gjoka (Ish profesor matematike ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës me banim në SHBA, ish deputet i PD, 2001-2005).

3. Profesor  Gjin Noku (Doktor shkencash bujqësore me banim ne SHBA).

4. Zef Zefi (Gazetar me banim ne Itali).

5. Kolë Nikolli (Kryetar i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Mirditë)./Alfapress.al

Po ndodh...