
Denoncimi/ Lidhjet e forta politike në Elbasan, kërcënojnë këshilltarin e bashkisë, Erjon Murataj!

Një denoncim është paraqitur në redaksinë e Alfapress.al, kur sipas anëtarit të këshillit bashkiak Elbasan, Erjon Murataj, tregon për kërcënimet me jetë nga kolegë të këshillit me lidhje të forta politike me drejtuesit dhe kreun e bashkisë, pas konstatimeve të tij për shkelje e abuzime në këtë institucion.
Këshilltari i PSD, Erion Murataj, shkruan se kërcënimet e të afërmve të kreut të bashkisë kanë ardhur prej raportimeve të tij për shkelje në kontratat e bashkisë me kompaninë "Kurum" dhe për hetimin e vdekjes së një punonjësi të bashkisë gjatë detyrës me mirëmbajtjen e Shërbimeve Publike.
Në denoncimin e mëposhtëm, ai shprehet se lidhjet familjare të kërcënuesve të tij me kreun e bashkisë janë arsyet që mund të kenë shtyrë zyrtarët në këto veprime.
Ai shton se deri tani nuk ka marrë përgjigje konkrete për denoncimin e tij nga disa agjenci të Krimit dhe Anti-Korrupsionit, por me besim te drejtësia, këshilltari kërkon trajtim të drejtë dhe publikim të kërcënuesve.
Denoncimi:
“Unë që ju shkruaj jam Erion Murataj anëtar i këshillit bashkiak Elbasan. Për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj kreut të bashkisë dhe familjarëve të tij që mbajnë funksione publike, të cilët kanë qenë si nën hetim penal nga prokuroria, si administrativ nga këshilli bashkiak, jam kanosur nga këta të fundit disa herë.
Pasi kam gjetur "vesh të shurdhër" nga organet ligj zbatuese i jam drejtuar me email SPAK, BKH dhe Prokurorisë së Rrethit Elbasan e cila nga 4 kallëzime, një e ka pushuar. Ndërkohë që për tre të tjerë kam zero info. Me email është njoftuar një mbledhje jashtë rradhe, për një projekt i cili lidhet me personat e kallëzuar nga ana ime.
Drejtori Indrit Abdiaj është bashkëshorti i kushërirës së kreut të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
Njëkohesisht, dhe kreu i Partisë së Gjelbër për Shqipërinë, dyshohet se financohet nga kreu i bashkisë Elbasan Aktualisht Indrit Abdiaj është drejtor në një nga drejtoritë e Ferrokromit, ndërsa njëri nga nipërit e tij në ASHPR Elbasan.”
Njoftimi i policisë Elbasan, 10 Tetor 2024:
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 22 vjeç dhe A. A., 35 vjeç, pasi në lagjen "28 Nëntori", gjatë një takimi të organizuar nga bashkia, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kanosur me fjalë përfaqësuesin e një subjekti politik, shtetasin E. M./Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128