Zhvillim i Rëndësishëm: SPAK kërkon të merret në pyetje Edi Rama

8 Korrik 2024, 23:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Zhvillim i Rëndësishëm: SPAK kërkon të merret në
Marrja në pyetje e Edi Ramës, është sinjali i parë nga SHBA, prandaj përballja me ligjin është e pashmangshme dhe nuk besojmë, se Babloku do ketë këllqe të shpërfillë SPAK-un...

Vetëm 24 orë pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, SPAK me veprimet hetimore për dosjet penale dhe procedurat në funksion të tyre; është ngjitur në majën e kupolës qeveritare, ku deri tani nuk ka ka pasur besim se do troksiste.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, ditën e premte, SPAK ka dërguar në Kryeministri, një shkresë zyrtare “Njoftim-Thirrje Paraprake”, me të cilën ka njoftuar kryeministrin Edi Rama si autoritet sipëror i qeverisë, se do pyetet në funksion të hetimeve për disa çështje penale.

SPAK i kërkon kryeministrit Edi Rama, që në vartësi të agjendës së pashmangshme protokollare të nivelit të lartë brenda apo jashtë Shqipërisë, të vihet në dispozicion të SPAK brenda datës 25 korrik 2024, për të dhënë dëshmi lidhur me disa çështje nën hetim.

Kaq thuhet në shkresën dërguar Zyrës së Protokollit të Kryeministrisë, ku është bashkëngjitur një skedë pyetjesh konfidenciale adresuar Edi Ramës, lidhur me çështjet që do t’i kërkohen dëshmi.

Sipas informacionit, Edi Rama do pyetet për landfillet, koncesionet në shëndetësi, kontratat e pasurive me “1 Euro”, pasuritë e dhëna me termin “Investitor Strategjik” dhe për lidhjet me çështjet “McGonigal” e “Luftar Hysa”.

Për këto akte ekonomike e financiare, që kanë vulën e vendimeve të qeverisë dhe Komitetit të Investimeve ku Edi Rama është drejtues, ai do pyetet si person që ka apo jo dijeni e si person që ka firmosur, por dhe për firmat me delegim tek zv/kryeministrat, të cilat ligjërisht quhen urdhra, miratime në dijeni të plotë të tij.

Kryeministri Edi Rama, do pyetet nga 2 hetues në prezencë të Altin Dumanit dhe një përfaqësuesi të FBI, që është pjesë e BKH e SPAK vetëm me tagër ekspertize, mbikëqyrjeje e asistimi në seanca pyetjesh kur e gjykojnë të arsyeshme.

Seanca e pyetjeve të Edi Ramës, për shkak të mandatit dhe imunitetit të veçant si kryeministër, mund të bëhet në mjediset e kryeministrisë, gjë e cila do vendoset nga palët, ndërsa data brenda datës 25 korrik, do caktohet nga kryeministri Edi Rama në vartësi të agjendës së tij.

Ky është zhvillim i rëndësishëm në betejën e SPAK, për t’i dhënë fund paprekshmërisë së krerëve të pushtetit edhe kur janë në detyrë, natyrisht me mbështetjen e SHBA që e ka krijuar enkas për të goditur në nivelet e larta.

A do pranojë Edi Rama, të ulet e të japë sqarime para hetuesve të SPAK si ministrat dhe paraardhësit e tij Berisha- Meta, lidhur me aferat e shumta e të rënda korruptive dhe për lidhjet me mafien ndërkombëtare?

Marrja në pyetje e Edi Ramës, është sinjali i parë nga SHBA, prandaj përballja me ligjin është e pashmangshme dhe nuk besojmë, se Babloku do ketë këllqe të shpërfillë SPAK-un.

Kujtojmë, që më 1 shkurt 2024, sekretari Ëngjëll Agaçi, me urdhër të Edi Edi Ramës, urdhëroi shërbimet e kryeministrisë dhe ministrat, të mos pranojnë hetuesit e BKH dhe të mos i japin asnjë sqarim, dokument e aparat telefoni.

Dy muaj më parë, Edi Rama nuk pranoi në zyrë hetuesit e BKH-së, që kishin shkuar për ta marrë në pyetje, ndërsa 1 muaj më parë, bashkë me Sali Berishën krijuan komisionin special “Xhafaj”, për të kërcënuar, bllokuar e marrë nën kontroll SPAK-un./Pamfleti

Po ndodh...