Detaji te reagimi i Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjet: Nuk uron Ramën dhe PS, por shqiptarët dhe Shqipërinë!

Për herë të parë në shumë vite, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë vonon më shumë se 10 ditë prononcimin për zgjedhjet në Shqipëri, dhe në rastin e parë të një reagimi publik, Ambasada nuk përmend asnjë moment partinë fituese, nuk përmend kryeministrin, shtetin shqiptar, standardet demokratike, punën e KQZ, por uron vetëm popullin dhe jo ata që pretendojnë se janë fituesit. Madje në mesazhin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk uron as parlamentin e ri të dalë nga kjo farsë elektorale.
Në një postim të shkurtër në rrjetin social, Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shmang plotësisht urimin për Edi Ramën dhe mjaftohet me një urim për popullin shqiptar.
Më poshtë urimi i Ambasadës së SHBA-ve:
"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë."
Ndërkohë në urimin për zgjedhjet në Shqipëri nga e njëjta ambasadë vetëm 4 vite më parë, citohej kryeministri Rama, PS dhe gjithashtu edhe kreu i opozitës Lulzim Basha:

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

