‘Dhëmb për dhëmb’/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit përplas Berishën me Bardhin: Ty të thirri Prokuroria!

30 Qershor 2022, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Dhëmb për dhëmb’/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur menjëherë deklaratës së fortë të Gazment Bardhit lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pasi Bardhi u shpreh se Berisha do të turpërohet nga e vërteta që prokuroria do të nxjerr në pah, kryedemokrati është shprehur se pikërisht ky institucion e ka kërkuar atë për të dëshmuar.

“Të mos ia komplikojmë se është thirrur në gjykatë ky, nuk them që nuk duhet të thirrje, sigurisht që duhej, por aty gjithçka është bërë për votat e Taulant Ballës. Gjithçka është bërë nga shtabi i tij electoral. Gjithsesi edhe Bardhi është thirrur për të dhënë pjesën e tij dhe ka gjëra për të sqaruar,”- tha Berisha.

Ç’ndodhi mes Berishës e Bardhit?

Këtë mbrëmje, i ftuar në "Opinion", Berisha tha Arbër Paplekaj, i vetëdorëzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është një oficer shembullor që nuk do të qëllonte kurrë, në rast se nuk do t'i duhej të vetëmbrohej.

Në postime në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se e vërteta e ngjarjes së 21 prillit, vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit do turpërojë vetë Berishën. Bardhi shton se Berisha flet me gjuhën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. 

"Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën. Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje,"- shkruan Bardhi.

Po ndodh...