
Dimensioni i panjohur i Lulzim Bashës, marrëdhëniet personale me Presidentin Xhorxh Bush përtej kostumit të ministrit të Jashtëm!

Në një rrëfim tepër të çiltër, sportiv dhe personal, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashë, zbardhi disa aspekte të vyera të marrëdhënies dhe përjetimit të tij personal me Presidentin Xh.Bush.
Lulzim Basha rrëfeu se para 15 vitesh kishte vende brenda BE që ishin tepër skeptike dhe të rezervuara për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por në ato çaste kritike, ishte lidershipi amerikan dhe vendosmëria e Presidentit Xh.Bush që të bënte të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO:
“Isha në avionin presidencial të SHBA, në udhëtim i ftuar si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga vetë presidenti Xh.Bush. Po shkonim nga Washingtoni për në Afganistan, sa më takoi më pyeti: “Si i kam Shqipëtarët e mij?” Ishte shumë mbresëlënëse për mua”- rrëfeu Basha.
Kjo ishte vetëm një pjesëz nga rrëfimi i tij, më pas tregoi në deteja takimin me Presidentin Bush në Bukuresht dhe bisedën e tyre para kamerave, bisedën e tyre në Tiranë etj.
Ashtu si tregoi dhe tensionin në një përgjigje që i kishte kthyhet Putinit ditën që Shqipëria u anëtërësua në NATO.
Rrëfim i veçantë, që tregon një dimension të panjohur nga publiku për Lulzim Bashën.
Politikani më i sulmuar dhe anatemuar nga baltosja e propagandës Socialiste, por edhe ajo e milionave të paguar nga Ilir Meta dhe S.Berisha.
Basha në fakt ka qenë politikani më konstruktiv, me lidership dhe misionar i interesave të Shqipërisë në postin e Ministrit të Jashtëm.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128