“Dje reagoi si burrë”, Alfred Lela tregon se ku ndodhet sot Berisha

7 Dhjetor 2022, 17:58 / POLITIKË ALFA PRESS

 

“Dje reagoi si burrë”, Alfred Lela tregon se ku ndodhet sot

Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela gjatë një interviste për Euronews Albania u shpreh se sot Sali Berisha ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij.

Ai tha gjatë intervistës se sot nuk do të ketë asnjë reagim nga Berisha për ngjarjen e djeshme brutale, pasi gjithçka e tha dje.

“Zoti Berisha ka marrë me dhjetëra mesazhe nga miq të tij të huaj. Ambasada amerikane, britanike kanë reaguar. Berisha një ditë pas goditjes brutale ndodhet nën ngrohtësinë e familjes, ku do të ndodhej gjithsecili prej nesh. Mos prisni sot reagim nga Berisha. Berisha e bëri dje reagimin si burrë në një mënyrë epike, pavarësisht sulmit ai qetësoi gjakrat, rezistoi si burrat dha një konferencë shtypi mbi 30 minuta”, u shpreh Lela.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128