Dje "shiti" gruan te SPAK, sot Metaj mbron Belerin: Drejtësi e kapur!

5 Mars 2024, 14:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Dje "shiti" gruan te SPAK, sot Metaj mbron Belerin: Drejtësi e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka dalë sërish sot përpara gazetarëve dhe ndryshe nga dje, ai ka sulmuar drejtësinë për atë që po i bën Fredi Bejlerit. Ditën e djeshme po gjatë një konference për shtyp kur u pyet për problemet që ka bashkëshortja e tij me SPAK dhe drejtësinë, Monika Kryemadhi, ai deklaroi prerë se ajo dhe kushdo duhet të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi në raport me drejtësinë.

'Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin.  Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time, edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj  ju dhe shqiptarët  që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.' , deklaroi të hënë Metaj. 


Ndërsa sot ditën e martë ai merr një qëndrim krejtësisht tjetër për mosndërhyrjen në punët e drejtësisë kur vjen puna për rastin "Bejleri". Kur ai u pyet për çështjen e Fredi Beleri ai e mori atë në mbrotje dhe sulmoi institucionet e reja të drejtësisë, duke i quajtura të kapura nga Edi Rama. Nëse Rama i ka kapur për Bejlerin, atëherë përse nuk i ka kapur edhe për hetimet që po zhvillohen ndaj bashkëshortes së tij?!

Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë.

Sa i përket çështjes së dënimit ose jo të gjyqtares Irena Gjoka, unë nuk dua të komentoj shumë mediat e huaja. Autoritetet tona kanë thënë se ndaj gjyqtares nuk ka akuzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të besojmë autoritetet e shtetit tonë, që janë të kapura. Nuk është hera e parë që ndodh që funksionarë të lartë të maxhorancës apo të shtetit të kenë probleme me drejtësinë. Kemi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli se ishte dënuar, sërish është aty, sepse ka interesa Edi Rama. Ndërsa, akuzat ndaj Berishës janë të fabrikuara totalisht nga një vend i kapur, që synon shkatërrimin e pluralizmit. Është kjo qeveri, që ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit”, deklaroi Metaj.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128