“Do godasim nëse do jetë e nevojshme”/ Rama flet për dronët turq dhe kërcënimet nga Irani

3 Tetor 2022, 22:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do godasim nëse do jetë e nevojshme”/ Rama flet për

Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet që vijnë nga Irani se mund të sulmojnë bazën e MEK në Shqipëri me dron të padukshëm e kanë adresuar edhe te aleatët.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është vend i NATO-s dhe jemi të sigurt. Ndërsa theksoi se me aleatët po punojnë për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike.

“Ne jemi duke punuar ngushtësisht me aleatët për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike, edhe këtë kërcenim e kemi adresuar me aleatët. Shqipëria është një vend i NATO-s. Kjo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë më të sigurt si vend i NATO-s”, u shpreh Rama.

Ndërsa i pyetur për blerjen e dronëve turq, Rama deklaroi se ata mund të përdoren edhe për goditje në rast se do të jetë e nevojshme, pasi sic tha ai kohet ku jetojmë janë të paparashikueshme.

Po ndodh...