"Do mbjellim pemë me dron", Rama habit me premtimin: Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve

5 Dhjetor 2025, 13:14 / POLITIKË ALFA PRESS

"Do mbjellim pemë me dron", Rama habit me premtimin: Askush nuk i

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Për ty natyrë”, u shpreh se sfida e zjarreve, me të cilët përballet vendi dhe nevoja për të rritur kapacitetet për pyllëzim, është e madhe.

“Askund, askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se sfidës do t’i përgjigjen duyke investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Rama theksoi se do të angazhohen burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron.

Edi Rama: Kemi parë të tërë dhe e shohim sidomos gjatë sezonit të verës  që është sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsye nevoja që të ndërhyjmë është shumë më tepër kurajë në aspektin e reformës dhe me shumë më tepër angazhim në aspektin e vëmendjes sa i përket pyjeve është çdo vit e më e madhe.

Nga ana tjetër, nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, po ashtu është çdo vit e më e madhe.

Askush, askund nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale. Nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë, sado mund të ketë qenë rezultative në periudha të mëparshme kur ndërkohë nevojitet që të bëjmë diçka tjetër. Duhet ti përgjigjemi sfidës duke reaguar dhe investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, sjellin eficensë. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen dhe duke ndërtuar një bazë vitin që vjen do të rrisim edhe financimet, do të rrisim edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme.

Fokusi tek mjedisi, pyjet dhe mirëmenaxhimi i tyre, fokusi tek zonat e mbrojtura, do të jetë shumë herë më i madh se sa deri në sot.

Edhe pse sfida që lidhet me ato pjesë të negociatave që prekin mjedisin ëhstë mbase më e vështira nga të gjitha pasi kërkesat janë maksimale, standartet janëmaksimale, dhe përtej përmirësimeve të jashtëzakonshme që kemi bërë, jemi ende shumë mbrapa, po  të llogarisim ku duhet të mbërrijmë dhe ku do mbërrijmë në një kohë të shkurtër.

Shpeshherë nevoja për të mbrojtur mjedisin krijon tension dhe shpeshherë njerëzit që avokojnë për mjedisin duken si elementë turbullues, janë të tillë, por të domosdoshëm.

Unë kam respekt për ta dhe në tërësi përtej tensionit që krijohet, pasi dikush e sheh nga këndi i vet, dikush nga një kënd tjetër, është padiskutim që presioni i grupeve të interesit që lidhen me këtë kauzë është i nevojshëm dhe shëndetshëm për shoqërinë, dhe i dobishëm për qeverinë.

Është e rëndësishme që ky grup interesi të jetë aktiv dhe i zëshëm, edhe pse zëri i ngritur i tyre krijon tension.

 

Po ndodh...

ide