DOKUMENTI/ Pas kallëzimit të Lulzim Bashës, SPAK nisi hetimet për Belinda Ballukun dhe “Tunelin e Llogarasë”

Hetimet dhe procedimi penal që SPAK ka hapur për Zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, në aferën e “Tunelit të Llogarasë”, këto ditë janë kthyer në një kauzë për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës së tij. Por si ka nisur në të vërtetë historia e hetimit të Ballukut?
Si nisi gjithçka nga një kallëzim i Lulzim Bashës
Sipas dokumenteve të Vendimit të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi për marrjen të pandehur të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë për këtë aferë, zbulohet se hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të ish-kryetarit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi Lulzim Basha, ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me datë 09.08.2014, ka regjistruar procedimin penal nr.167 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, shkruhet në vendimin e marrjes si të pandehur të Belinda Ballukut, i firmosur më datë 20 Dhjetor 2025.

Pas më shumë se 1 muaji nga dita kur Lulzim Basha depozitoi kallëzimin në SPAK, edhe Gazmend Bardhi në datën 12.09.2024 depoziton të njëjtin kallëzim.
Duke qenë se kallëzimi i Bardhit ishte e njëjta gjë që kishte depozituar Basha një muaj më parë, SPAK në datë 20.09.2024, i ka bashkuar të dy kallëzimet në një të vetëm. Por ana më qesharake e kësaj “historie” është ajo që Gazment Bardhi, publikisht po mburret dhe pretendon se është ai i vetmi që e ka kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”. Madje shkon deri aty, sa publikon pjesë nga Vendimi i SPAK, por zhduk rreshtat ku shkruhet se hetimet kanë nisur nga kallëzimi i Lulzim Bashës dhe lë atë pjesë të dokumentit, ku shkruhet vetëm për kallëzimin e tij, i cili sipas SPAK është i njëjtë me atë të Bashës, por i depozituar 35 ditë më pas

Historia korruptive e tenderit për “Tunelin e Llogarasë”
Historiku i rrugëtimit politik të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vjen në fokus ndërsa ajo ndodhet nën hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita për afera korruptive.
Fillesa serioze dhe zyrtare është kallzimi penal I Lulzim Bashës për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
“Në Shënjestër” gjithashtu publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
Garë e trukuar
Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
Nga ku rezulton se, “Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi”
Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’
Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
“Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikëqyrje. Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit”, ka deklaruar ai.
Ky është një hetim tjetër ku Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj implikohen edhe më rëndë./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




