Doli i treti në primare/ Grigels Muçollari njofton kandidimin në listë të hapur

12 Mars 2025, 16:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Doli i treti në primare/ Grigels Muçollari njofton kandidimin

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se do të kandidojë më 11 maj në listat e hapura të Partisë Demokratike.

Muçollari shkruan se për të rrëzuar qeverinë duhet luftuar për çdo votë dhe luftohet vetëm në listë të hapur.

Gjithashtu, Muçollari thotë se debati është pjesë e PD-së dhe ditën që s’do të ketë debat nuk do të ketë as Parti Demokratike.

"Pse kam zgjedhur listën e hapur

Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë. Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate.

Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s'do të ketë debat, s'do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë. Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në. Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur", shkruan Muçollari.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128