
Doli në foltoren e Kuvendit me fustan në dorë, Sula: E bleva 45 mijë lekë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkaktuar debat të fortë në Parlament gjatë seancës së fundit, pasi ai nxori një fustan në mes të sallës, si simbol të shpërdorimit të fondeve publike nga zyrtarët e lartë dhe familjarët e tyre.
I ftuar në studion e News24, Sula sqaroi gjestin e tij, duke deklaruar se e kishte blerë vetë fustanin për 45 mijë lekë të vjetra dhe se e kishte bërë këtë akt për të treguar kontrastin mes qytetarëve të thjeshtë dhe familjarëve të politikanëve në pushtet.
“Jam i fundit që merrem me bashkëshorten e një politikani, por ajo është diçka publike. Ishte një fustan që unë dhe Dhurata Çupi e blemë për të treguar se është një veshje që njerëzit e thjeshtë e përdorin, ndërsa bashkëshortet e politikanëve në pushtet e kanë për turp ta veshin. Këtë doja të demonstroja,” – tha Sula.
Deputeti bëri me dije se pas seancës fustanin ia dhuroi një punonjëse të Kuvendit, e cila e pranoi me shumë dëshirë.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128