Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe! Bashkitë e djathta nuk kanë planifikuar ndryshime

14 Korrik 2025, 19:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë

Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku  kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje.

Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.

Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës është parashikuar që mbledhja urgjente të zhvillohet paraditen e së martës, ku priten ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve.

Ndryshe është situata në bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime, duke mos plotësuar kështu porositë e Kryeministrit, i cili duket se urdhrat më së shumti i ka për bashkitë e majta.

 

Po ndodh...

ide