Dosja ‘Partizani, Berisha hidhet në mbrojtje të dhëndrit: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik
15 September 2025, 10:47 / POLITIKË

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për gazetarët, ku tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.
“Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet që funksionari të jetë funksionar publik dhe duhet të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Malltezi s’ka qenë funksionar publik”, tha Berisha.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

