“Dosja Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri të akteve hetimore

10 Nëntor 2025, 12:58 / POLITIKË ALFA PRESS

“Dosja Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e të

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sot kërkesat e paraqitura nga avokatët e të pandehurve në dosjen e njohur si “Partizani”, të cilët pretendonin pavlefshmëri absolute të disa akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në vendimin e saj, GJKKO arsyetoi se kërkesat e mbrojtjes janë të pabazuara në ligj dhe në prova, duke theksuar se veprimet e ndërmarra gjatë fazës paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka janë kryer në përputhje me procedurat ligjore.

Pretendimet për tejkalim të kompetencave nga SPAK nuk gjejnë mbështetje në ligj apo në prova,” – thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Sipas GJKKO-së, të gjitha masat e sigurimit personal dhe pasuror janë shqyrtuar më parë në të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, ndaj nuk mund të konsiderohen të pavlefshme.

Sa i përket pretendimeve se disa ekspertë nuk ishin të licencuar apo ndodheshin në konflikt interesi, gjykata vlerësoi se këto raste nuk sjellin pavlefshmëri të akteve hetimore.

Sipas vendimit, ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë vepruar në përputhje me ligjin, ndërsa argumentet e mbrojtjes u cilësuan si “deklarative”.

Gjykata ka njoftuar se do të thërrasë një ekspert topograf për të dëshmuar mbi kualifikimet e tij, përpara se të shprehet përfundimisht mbi një nga kërkesat për pavlefshmëri absolute.

GJKKO rrëzoi gjithashtu pretendimet e mbrojtjes për sekuestrimin dhe ekspertimin e pajisjeve kompjuterike si të kryera në kundërshtim me ligjin.

Në arsyetim thuhet se sekuestrimet në “Studio Pustina” dhe të dhënat e marra nga kompania “Homeplan” janë të ligjshme, por të dhënat e pajisjeve që më pas iu kthyen të pandehurve nuk mund të përdoren si prova.

Gjykata konstatoi gjithashtu se nuk ka pasur shkelje të afateve ligjore për kryerjen e ekspertimeve, dhe nuk janë gjetur prova për ndikim apo mungesë paanësie nga ekspertët gjatë hetimeve.

 

Po ndodh...

ide