Dosja “Xibraka”/ Analisti Martin Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë, duhet të ndalojë!

Analisti Martin Leka, i ftuar në studion e emisionit “Open,” ka komentuar pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK, duke theksuar dimensionin politik dhe retorikën që ka shoqëruar këtë rast.
Sipas Lekës, sulmi ndaj vëllait të kryeministrit është një shembull i qartë i përdorimit të familjarëve të liderëve politikë si mjete në betejat e brendshme politike.
“Kjo është një çështje me ngarkesa politike. Sulmi ndaj vëllait të kryeministrit, siç ka ndodhur rëndom gjatë këtyre 34 viteve, ku janë prekur familjarët e kryeministrave, është edhe këtë herë një luftë klasash e modernizuar që nuk i bën nder asnjë lloj politike në vend,” tha ai.
Leka gjithashtu kritikoi gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë, duke theksuar se shpifja dhe insinuatat janë bërë norma në diskursin publik. “Gjuha e shpifjes në Shqipëri, sidomos nga politikanët me imunitet, është bërë normë dhe kjo normë duhet të marrë fund një herë e mirë. Nuk mund të ecësh në vitin 2025 me një gjuhë ordinere dhe insinuatash,” shtoi ai.
Po ndodh...
ide
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




