“Duhet një natë dimri për të treguar mëkatet e qeverisjes suaj”, Flamur Hoxha: Uroj që të jetë dimri i vështirë dhe i fundit për ju

22 Shtator 2022, 14:02 / POLITIKË ALFA PRESS

“Duhet një natë dimri për të treguar mëkatet e

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha gjatë fjalës së tij në kuvend ka vënë theksin tek drama e migrimit dhe emigrimit masiv te shqiptareve.

Sipas deputetit Hoxha, Kukësi i çmimit Nobel, është kthyer në qarkun e skamjes e braktisjes dhe është më i varfëri në Europë.

Pjesë nga fjala në Kuvend

Flamur Hoxha: Por ne fakt sot dua të  ju sjell në vemendje se kemi harruar shtimin e trafikut tokësor, ajror e detare të një standarti tjeter shqiptar, standartit  të DRAMËS se migrimit dhe emigrimit masiv te shqiptareve, të pasigurise e arratisjes si e vetmja zgjidhje e mbetur per gjithe Qarkun Kukes, të banoreve te Kukesit,Hasit e Tropojes qe me cdo mjet  largohen drejt Europes e me tej me gomone si Vikinge ne kalimin e ngushtices se La Manshit ne vitin 2022.             

Kjo eshte DRAMA kolegë deputetë, antarë  të  qeverise, kjo eshte

DRAMA e arritjeve te qeverisjes suaj per shqiptaret qe kane mbetur akoma ne Shqiperi , ne mandatin e trete te se njejtes parti qeverisëse.

Kukesi i kandidimit per cmimin Nobel per mikpritje e bujari , eshte kthyer ne qarkun e skamjes e braktisjes , me i varferi ne Europe per rekord Gines me aeroport e stadium nderkombetar qe merr fryme VETEM me ndihmen ekonomike per mijera familje , ku i vetmi burim pune eshte punesimi si militant partie ne administraten e fryre te pushtetit.

E ne mbyllje , nga anët e mia thuhet se duhet nje nate e gjate dimri për të treguar mekatet e qeverisjes tuaj, une shtoj ndoshta nuk mjafton nje dimër i tërë... e uroj të jetë dimri më i veshtire e i fundit i qeverisjes suaj!

 

 

Po ndodh...