Dy shqiptarë shpallen “non grata” në Serbi/ Ministria e Jashtme thërret ambasadorin serb për sqarime

Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin e Serbisë, Slobodan Vukçević për të dhënë sqarime në lidhje me ndalimin dhe largimin nga territori serb të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kishin marrë pjesë në një seminar në Beograd.
Ministria shprehu keqardhjen dhe shqetësimin serioz për ndalimin e dy shqiptarëve, duke shtuar se “ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.”
“MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.”, thuhet mes të tjerash në reagimin e ministrisë.
-
VIDEO/ Pamje mahnitëse! Ngrin ujëvara e Nigarës
23 Janar, 19:47 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


