E ardhmja e Kosovës pas zgjedhjeve, Rama: Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë, por…

8 Shkurt 2025, 15:44 / POLITIKË ALFA PRESS

E ardhmja e Kosovës pas zgjedhjeve, Rama: Unë jam një mik dhe i

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, kryeministri Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë preferencë se kush duhet të fitojë.

Në një intervistë për “El Mundo” kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i respekton të gjithë kandidatët dhe u uron më të mirën.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama komentoi edhe situatën e protestave në Serbi, duke thënë: “Problemi që kam me opozitën serbe është, pa hyrë në dinamikën e politikës së brendshme, se ajo nuk duket më pro evropiane apo pro perëndimore se sa presidenti. Sa i përket Kosovës ata nuk duket të kuptojë më mirë. Për pjesën tjetër, nuk është rasti im të komentoj, sepse është çështje e brendshme e Serbisë. Por, unë besoj dhe shpresoj se në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Sepse marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë në tokën evropiane.”

 

Po ndodh...