E bujshme/ Rama: Në 2006 erdhi investitori i madh në Durrës por i kërkuan 50%

24 Nëntor 2022, 15:26 / POLITIKË ALFA PRESS

E bujshme/ Rama: Në 2006 erdhi investitori i madh në Durrës por i

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me debatin për portin e Durrësit, ka publikuar një fakt të bujshëm, ku sipas tij Shqipëria ka humbur një shans që i është dhënë para disa vitesh për protin e Durrësit. Rama ka thënë se një investitor i madh e ka kërkuar në vitin 2006 Portin e Durrësit për ta kthyer në port turistik, por kryeministri i asaj kohe i ka kërkuar 50% . Pas kësaj tha Rama investirori mori Porto Montenegro në Tivat. Bëhet fjalë për Peter Mung, një biznesmen të njohur hungarezo kanadez, që arriti të krijojë në Mal të Zi, një pol të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

Akuzave për portin e Durrësit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës se porti do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej mld euro në PBB.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale , kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të tilla gjëra...

Duan pak fjalë të urta e punë shumë...

Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë.- tha Rama.

 

Po ndodh...