E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takohet me Shefin e Shtabit të FA: SHBA, krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive

7 Janar 2025, 16:02 / POLITIKË ALFA PRESS

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takohet me Shefin e Shtabit të FA:

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA.

Me anë të një njoftimi, ambasada amerikane në vendin tonë thotë se SHBA janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Po ndodh...