E pandehur nga SPAK, Rama largon Belinda Ballukun nga Drejtuese Politike për Tiranën

Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e bëri publike sot vendimin duke u shprehur: “Ne e mbështesim Bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam për Ogertën si drejtuese politike të qarkut, por edhe si deputete të Tiranës.”
Këtu funksion më herët e mbante Belinda Balluku, të cilën Rama ka vendosur ta largojë.
Kujtojmë se Ogerta Manastirliu ishte kandidate për Bashkinë e Tiranës, por Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në kryeqytet, duke lënë në detyrë kryetarin aktual, Erion Veliajn.
Shkarkimi i tij u shpall i kundërligjshëm nga Kushtetuesja dhe për pasojë, Manastirliu do të vijojë punën si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që merr përsipër edhe detyrën e re politike në kryeqytet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
