Agravon situata/ Flamur Noka godet me shpullë efektivin, përplasje mes deputetëve dhe policisë
26 Nëntor 2024, 18:02 / POLITIKË

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e cila është organizuar në format të tillë që parashikon bllokimin e qarkullimit në 5 pika kyçe në kryeqytet.
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te Rruga e Elbasanit.
Madje ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD që ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, është thirrja e Nokës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


