E shtyn pushtetin edhe 25 vite/ Pas fjalimit të Berishës në Kryesi, Rama-socialistëve: Do udhëheqim deri në 2050!
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama kishte shpallur si objektiv se PS do të qëndronte në pushtet deri në vitin 2030. Por "papritur në Asamblenë e sotme ai shpalli një objektiv të ri. Sipas kryeministrit, PS, duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Ai deklaroi me bindje se kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se Rama do të qëndrojë si i gjithēpushtetshëm plot 37 vite, (Erdhi në 2013), duke tejkaluar kështu edhe diktatorin Enver Hoxha. Duket se ky oreks i paprecedentë për të mos lëvizur nga pushteti edhe 25 vite të tjera, i ka ardhur pas fjalimit të djeshëm të kreut të PD, Sali Berisha, në kryesinë e PD, nga i cili u mësua siç thotë demokrati idealist Ilir Vrenozi, "Demokratët e thjeshtë kuptuan se do të hanë m*ut edhe 4 vite". Në fakt Rama në Asamble e shtyu "ngrënien" edhe 25 vite.
“Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”, deklaroi Rama.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
