Edhe Jorida Tabaku i bashkohet frontit anti-Drejtësi: Reforma duhet të rishikohet!

19 Shkurt 2025, 16:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Edhe Jorida Tabaku i bashkohet frontit anti-Drejtësi: Reforma duhet të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për herë të oarë ka dalë hapur dhe ka folur me gjuhën e Sali Berishës për Drejtësinë e re. Ajo shprehet se reforma në drejtësi duhet të rishikohet, por me mbikëqyrjen e Komisionit të Venecias.

Gjatë një deklaratë për mediat, Tabaku pohoi se këto kërkesa janë adresuar edhe nga Bashkimit Evropian për standardet e drejtësisë, por pa cituar se kur BE ja adresuar rishikimin e reformës të cilën deri tani e mbështesin fortë.

“Ne kemi ngritur shqetësimin për sa i përket presionit politik që ushtrohet mbi drejtësinë, ne kemi ngritur shqetësimin e një analize të plotë. Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por dhe infrastrukturën e sistemit.

Ajo që ka ndodhur me protestën e qeverisë ndaj një institucioni nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. Unë e kam quajtur grusht shteti. Kjo është e pakonceptueshme”, tha Tabaku.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128