“Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e dënuan”/ Rama 'i qan hallin' Xoxës: Kush e çon dhe merr fëmijën e tij nga shkolla?

11 Shkurt 2025, 09:31 / POLITIKË ALFA PRESS

“Edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar vendimin për arrestin shtëpiak të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si një masë ekstreme që ndikon drejtpërdrejt te fëmija i tyre.

“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar," tha Rama, duke e cilësuar situatën si një goditje të padrejtë ndaj drejtuesit të Tiranës.

Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.

Po ndodh...