Edhe Çollaku kundër primareve: Nuk jemi bashkuar ende, nëse bëhen me listat e Rithemelimit procesi është i njëanshëm dhe krijon konflikt

16 Janar 2025, 18:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Edhe Çollaku kundër primareve: Nuk jemi bashkuar ende, nëse

Pas deklaratës së deputetit Gazment Bardhi kundër primareve, edhe deputeti Kreshnik Çollaku ka shfaqur pakënaqësi ndaj kësaj nisme të udhëhequr nga Sali Berisha. Në një intervistë televizive, Çollaku vlerëson se organizimi i primareve në këto kushte rrezikon të shkaktojë përplasje, për shkak se baza e PD-së është ende e ndarë, ndërsa listat e anëtarësisë mund të jenë vetëm ato të Rithemelimit, pra njëanshme.

Burimi i këtij kundërshtimi lidhet qartwsisht edhe me frikën e deputetëve të afruar së fundmi me Berishën. Ata shqetësohen se militantët e Berishës, të ushqyer për një kohë të gjatë me retorikë kundër “tradhëtarëve” brenda PD-së, mund t’i “ndëshkojnë” në primare. Nga frika se mund të humbasin mandatet e tyre, deputetët e “konvertuar” shohin në këtë proces një rrezik të dukshëm që Berisha të përdorë urrejtjen e ngritur për të siguruar bindje të plotë brenda partisë.

Pavarësisht pretendimeve se “PD është bashkuar”, kundërshtimet e ardhura nga deputetë si Bardhi dhe Çollaku pwr primaret tregojnë të kundërtën. Vetë Çollaku pranon se baza mbetet e përçarë, dhe se primaret, nëse zhvillohen me listat ekzistuese të Rithemelimit, do të reflektojnë vetëm një pjesë të partisë, duke nxitur konflikte të brendshme.

Kjo përçarje thekson faktin se PD ndodhet më shumë e preokupuar për çështje të brendshme dhe interesat e deputetëve, sesa për përballjen me kundërshtarin politik. Aktualisht, duket se shumica e energjisë harxhohet në “luftën” për karrige dhe me merakun e halleve të Berishës — ndërkohë që zgjedhjet po afrohen. E nëse PD vazhdon në këtë kurs konfliktesh të pafundme, është e paqartë se nuk do të arrijë të bindë elektoratin se ofron një alternativë të besueshme kundër qeverisë aktuale.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128