“Edhe të vdekurit kërcenin nga gëzimi”, Rama kujton ardhjen e Hrushovi-t në Shqipëri, mesazh nga baza e re e NATO-s

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se kjo pikë është një pikë strategjike e rajonit dhe aleancës.
“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zerit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin.
Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja. Doja të falënderoja ministrin e brendshëm të Italisë, që ka marrë dhe avionë luftarakë me vete.”, tha Rama.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

