Axhenda "sekret"/ Edi Rama kalon oqeanin! Kreu i qeverisë niset drejt SHBA-së në ditën e lindjes së PS

Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Por, ndryshe nga vitet e tjera, në këtë datë të shënuar për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv, kjo dhe për shkak të mungesës së liderit të socialistëve.
Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë në tokën amerikane.
Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, po të njëjtat burime na bëjnë me dije se pritet të mbahet kur Rama të kthehet në Shqipëri.
Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991. Gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), lidershipi komunist i asaj kohe e bëri të qartë që partia duhej rithemeluar mbi principe të reja demokratike, me një organizim, program dhe kryetar të ri, si dhe që PPSH nuk mund të ekzistonte më në asnjë formë të asaj që kishte përfaqësuar në të shkuarën.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128