Eksperti kriminalistik tregon se çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës në momentin që u godit nga 31-vjeçari

8 Dhjetor 2022, 19:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Eksperti kriminalistik tregon se çfarë nuk funksionoi në

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc bëri një analizë të detajuar se çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e kreut të PD, Sali Berisha, ditën që u godit me grusht nga Gerti Shehu.

Karamuço tha se ditën e ngjarjes sigurimi i Berishës ishte pozicionuar në formën e mbrojtjes konike, për t’i lënë hapësirë medias.

Sipas tij në një moment gardhi i krijuar nga mediat u ça, dhe nga ky moment përfitoi Gerti Shehu.

Ndërkohë Karamuçco theksoi gjithashtu se reagimi i mëpasëm i forcave të mbrojtjes së Berishës nuk ishte i duhuri, pasi ata duhet ta kishin neutralizuar dhe jo të hakmerreshin ndaj agresorit.

Pjesë nga biseda:

 Po mbrojtja e Berishës si ka qenë?

Karamuço: Me sa kam parë videot është bërë një plan vendosjeje konike. Është bërë një gabim. Pse është bërë konike, sepse i është lënë fushëpamje medias që të vazhdojë gjithë procesionin, duke e lënë konike pjesa e medias ka humbur vigjilencës.

 Siguria e zotit Berisha u vendos konike, ishte instiktive?

Karamuço: Po sepse i lanë hapësirë medias. Është shumë e lehtë ti paragjykosh tani, por nuk është aq e lehtë, është elementi emocional, hapësira që i lejohet politikanit, pasi ka njerëz që shkojnë i përqafojnë.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128