Emrat/ Akte dhune nga protesta Rithemelimit, ja kush janë politikanët e proceduar
Një person është shpallur në kërkim nga uniformat blu të kryeqytetit dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht, lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Rithemelimi para Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se personi i shpallur në kërkim ka hedhur mbi 5 shishe molotov në drejtim të godinës së bashkisë.
Po ashtu bëhet me dije se mbi 10 personat e proceduar penalisht akuzohen për veprat penale ‘kundërshtim të punonjësve të policisë’, ‘prishje të qetësisë publike’ dhe për ‘akte dhune’ para Bashkisë.
Bëhet me dije se emrat e këtyre personave, të cilët janë Dardan Bardhi, Rubin Dashi, Alfred Pllumbi, Klodjan Bajrami, Sali Lushaj, Sokol Bushkolaj, Sokol Bushkolaj, Gazmend Sallaku, Besart Xhaferri, Eljan Kaja, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Adriana Kalaja.
Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në bashkëpunim me Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë kanë organizuar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi sipas tyre është i përfshirë në korrupsion.
Gjatë protestave nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të Policisë.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128