Emri/ Alibeaj e Bejko gati partinë e re me shumë "kryetarë"

8 Korrik 2024, 16:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Emri/ Alibeaj e Bejko gati partinë e re me shumë

Iniciativa e Demokratëve Euroatlantik (IDE), do të jetë emri i partisë më të re brenda së djathtës.

Mësohet se ajo pritet të themelohet nga disa deputetë dhe ish-funksionarë të PD-së që drejtohej deri në 11 qershor nga Lulzim Basha.

IDE, do të jetë një parti e cila nuk do të ketë një kryetar, por të drejtohet me kolegjialitet nga disa "kryetarë". 

Enkelejd Alibeaj, Rezart Kthupi, Roland Bejko, Edvin Kulluri, apo Fatbardh Kadilli janë vetëm disa nga emrat të cilët do të jenë pjesë e lëvizjes së re politike.

Nga informacionet e deri tanishme Lulzim Basha, nuk bën pjesë në këtë grupim, megjithatë sipas iniciatorëve, ai është i ftuar të bashkohet nëse dëshiron-Raporton Euronews Albania. Po në këtë televizion, ditën e sotme, Rezart Kthupi deklaroi se krijimi i partisë mund të mbyllet brenda javës.

Iniciativa e re politike vjen për shkak të zhgënjimit që ky grup pësoi pasi vula e PD, kaloi te Sali Berisha. Gjithashtu një pjesë e tyre janë kundër rekursit në Gjykatën e Lartë, por edhe ata që janë pro, por duke krijuar një parti të re njëkohësisht, automatikisht e quajnë betejë të humbur çështjen e legjimitetit të PD, pa pritur se çfarë do të vendos GJK. Grupi që po themelon partinë IDEA duket se nuk ka pritur gjatë, pasi ata bojkotuan edhe mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtarë. Duket se ndarja me Lulzim Bashën dhe strukturën që ai vazhdon të drejtojë me emrin "Demokratët Euroatlantik" nga Alibeaj e të tjerë tashmë me krijimin e partisë së re është një fakt. Por ajo që bie në sy pas kësaj skizme është fakti se grupi, Alibeaj-Bejko, kanë marrë me vete cilësimin "Demokratët Euroatlantik", për ta vënë si emër të partisë së re që do të quhet "Iniciativa e Demokratëve Euroatlantik".

 

Po ndodh...