EMRI/ Detaje nga plagosja në Kamëz, sherr për një vend parkimi, autori në kërkim

28 Mars 2025, 14:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Detaje nga plagosja në Kamëz, sherr për një vend

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit për vendparkim.

I plagosuri, i identifikuar si Mikel Xhetani, është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar me një automjet tip ‘Audi’ A5 të bardhë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

 

Po ndodh...