Energjia Elektrike, Meta të ndryshohet fasha, qytetarët të kontrollojnë faturimet

25 Shtator 2022, 12:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Energjia Elektrike, Meta të ndryshohet fasha, qytetarët të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp është bashkuar me kërkesën e Konfindustrisë për  ndryshimin e fashës së energjisë elektrike për rritjen e saj nga 800 kW/h në 1200 kW/h. Meta i ka bërë thirrje qytetarëve të kontrollojnë faturimin e energjisë.


Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime”- tha Meta./ Alfapress.al



 
 

 

Po ndodh...