Enkelejd Alibeaj "shkatërron" Berishën pas akuzës 500 faqe të SPAK: Nuk flas dot, e di Drejtësia...
Enkelejd Alibeaj i cili u largua së bashku me një grup të vogël deputetësh dhe anëtarësh kryesie nga Lulzim Basha, me pretendimin se ky i fundit nuk "lufton" sa duhet kundër Sali Berishës, pas publikimit të Akuzës prej 500 faqe për "armikun" e tij, nuk ka çfarë të thotë. Alibeaj deklaron se përgjigja më e mirë e tij ndaj akuzave të Sali Berishës është drejtësia e organeve kompetente, duke shmangur kështu në mënyrë të çuditshme edhe komentet politike për këtë zhvillim té rëndësishëm, jo vetëm për opozitën dhe PD.
I ftuar në Dritare TV, Alibeaj tha se nuk do të bjerë në kurthin emotiv për t’u hakmarrë ndaj Sali Berishës tani që ndaj atij nuk rëndojnë vetëm akuza politike, por edhe akuza nga organet e drejtësisë.
“Përgjigja ime ndaj Sali Berishës nuk është e nivelit të tij. Nuk është një përgjigje e nivelit bajat politik të tij.
Cili ka qenë qëndrimi që unë kam mbajtur gjatë gjithë kohës që jam sulmuar në mënyrë të padrejtë prej tij?
Respektimi i ligjit dhe respektimi i institucioneve. Nuk i jam përgjigjur sepse do të bie në nivelin e atyre akuzave të rëndomta.
Gjithkush mund të mendojë se të ka ardhur rasti që jo vetëm me shpifje por tashmë me dokumente t’i kthehesh Berishës dhe familjes së tij. Por unë nuk jam nga ata që e bëj këtë.
Unë mendoj që çdo kush, edhe Sali Berisha përfshirë meriton të ketë një proces të drejtë ligjor. Që do të thotë mbështetje totale ndaj organeve të drejtësisë. Unë e mbështes SPAK dhe GJKKO.
Kjo është një standard që ne e kërkuam kur PD lindi. Por unë nuk mund të bie në një kurth emotiv hakmarrjeje tashmë kur i kanë shkarë këmbët. Jo! Duhet të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësinë.
Unë nuk jam në pozicionin të shkoj poshtë SPAK dhe të protestoj. Ky është shërbimi më i keq që i bëhet publikut po edhe Sali Berishës. Ndaj unë mbaj këtë qëndrim: të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësi”, u shpreh Alibeaj.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128