![](/images/1.png)
Erion Veliaj gënjen qytetarët me takime të regjistruara
![](images/a.jpg)
Kryebashkiaku Erion Veliaj, me 4 akuza të rënda, pasi i gënjen qytetarët për “pyllin orbital” apo inceneratorin që nuk ekziston tenton t’i mashtrojë me takime të regjistruara që i shet sikur është “drejtpërdrejt”.
Kjo ka ndodhur ditën e sotme, ku Veliaj tregon se është drejtpërdrejt në takim me familjarët që kanë përfituar kredi të butë, por ka një faktor që e nxjerr zbuluar, shiu.
Ashtu siç mund ta shihni, Veliaj ka dalë para qytetarëve me një takim të regjistruar duke pretenduar se është i organizuar sot ndërkohë që takimi duket fare qartë që është i regjistruar.
Veliaj vazhdon të mashtrojë, të gënjejë qytetarët përmes propagandës në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, duke e shitur veten si njeriu i punëve të “mira” dhe të “mëdha”.
Në fakt pikërisht për punët e “mira”, për të cilat ka deklaruar dhe më herët që i ka kryer me drejtorët e tij hajdutë të cilët ndodhen prapa hekurave, Erion Veliaj po hetohet sot nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme po heton Veliajn dhe familjarët e tij për pasurinë, ndërsa më herët në një reagim publik SPAK tha se ndaj kryebashkiakut mund të ngrihen 4 akuza penale, si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, fshehje e pasurisë dhe pastrim parash.
Kështu, Veliaj nuk u hedh dot më hi syve qytetarëve me takime të regjistruara dhe propagandën e një njeriu që po prek fundin e tij politik si Erion Veliaj./CNA
![](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-340-172-800-0-namir-lapardhaja-880.jpg)
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING ![](images/icon-trending-up.svg)
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128