“Erion Veliaj, makineri votash në Tiranë”, analisti: PS shumë herë më e fortë se PD...

14 Shkurt 2025, 15:24 / POLITIKË ALFA PRESS

“Erion Veliaj, makineri votash në Tiranë”, analisti: PS

Analisti politik Shpend Gashi, i ftuar në studion e News24 me gazetaren Ola Bruko, ka analizuar pasojat politike pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gashi e përshkroi Bashkinë e Tiranës si një kështjellë kyçe për Partinë Socialiste dhe theksoi rëndësinë e rolit që Veliaj ka pasur për suksesin elektoral të PS-së.

PS është shumë më e fortë se PD, por është plagosur. Bashkia e Tiranës është si kalaja e Krujës. Erion Veliaj ishte një makineri votash. Se si do e menaxhojë Rama mungesën e Veliajt për të maksimizuar votën, i mbetet atij,” deklaroi Gashi.

Sipas tij, situata e krijuar është një sfidë e madhe për kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të gjejë një mënyrë për të ruajtur mbështetjen elektorale pa një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Gashi po ashtu theksoi se opozita ka të drejtën legjitime të shfrytëzojë këtë krizë për kapital politik.

Shpend Gashi: PS është më e fortë se PD prej pushtetit. Por Bashkia e Tiranës është si Kalaja e Krujës. Erion Veliaj duhet ta pranojmë që është makineri votash për PS, ishte një “kalë” elektoral. Si do ta zgjidhë Rama i mbetet atij. Opozita po krijon një lloj fryme por nuk e di a do jetë decizive në 11 maj, por di të them që hendeku mes PD dhe PS është ngushtuar. Sërish ka një plus PS sepse është më e strukturuar. E shoh në thelb a është kapërcyer përçarja e demokratëve? A do të hiqet non grata? Me lëvizjet që po bën Trump mund të mos ketë një mosnjohje për periudhën 2020-2024 por nuk besoj se do ketë heqje të non gratës de jure sepse bie parimi i shtetit amerikan…

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128