Çështja ‘Gërdeci’, mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu
6 Mars 2024, 08:51 / POLITIKË

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”. Seanca do të mbahet në orën 9:00. Kujtojmë se herën e kaluar seanca u shty për shkak të mosprezencës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



