Çështja “Ilir Beqaj” ndez debate në Kuvend, Noka: U përpoqët të minonit punën e Komisionit Hetimor, hajduti 2 metra i gjatë…

14 Nëntor 2024, 10:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Çështja “Ilir Beqaj” ndez debate në Kuvend, Noka: U

Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate të forta këtë të enjte. Shkak për debatet ishte çështja e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili nuk dëshmoi dje në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi pati mosmarrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti demokrat Flamur Noka iu drejtua  me tone të larta kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Noka tha se mazhoranca u përpoq të minonte punën e Komisionit Hetimor dje, në një përpjekje sipas tij për të mbrojtur “Beqajn, hajdutin 2 metra të gjatë”.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores.

Elisa Spiropali: Ju lutem mos fyeni.

Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë, i burgosur politik. E para shkelje procedure që ju filloni seancën pa deputetët. Seanca plenare sipas rregullores çelet me deputetet në sallë. Nuk nis seanca po kuorum. Dje akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës. Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit dhe ajo sjellje çfarë tregon, tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtët gjë që bëtë me Olta Xhaçkën, me Frida Krifcën. Megjithëse i burgosur u përpoqët tjetërsoni. Shkelni çdo normë. Komandanti i gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë pa asnjë punonjës garde në sallën ku zhvillohej komisioni. Hajduti 2 metra bashkë me avokatin guxonin të intimidonin deputetët. Edhe ju në sallën e Kuvendit keni urdhëruar gardën

Spiropali: Zoti Noka përfundoni edhe pse nuk ishte për procedurë. Nuk ka penguar kush as hetimin.

 

Po ndodh...