Fakte dhe shifra/ Sa peshon Gazment Bardhi personalisht te demokratët dhe në elektorat?
Gazment Bardhi ka marë me vete një grup deputetësh të PD dhe është paraqitur te Sali Berisha, duke i thënë: ''Ne jemi Partia Demokratike, hajde bisedojmë për ndarjen e pushtetit!''.
Berisha nga ana e vet i thotë ëmbël e ëmbël për të mos e "lënduar", tani për tani, se PD dhe kryetar i saj është Foltorja dhe ai vetë.
Pra kemi një situatë më shumë qesharake se sa konfuze për lidershipin e "PD", pasi që të dy jo vetëm që nuk janë PD-ja, por as parti fare.
Gjithsesi Gazmend Bardhi dhe grupi i deputetëve që po i firojnë nga mbledhja në mbledhje, vazhdon që ti imponohet Kuvendit dhe studiove televizive se ai është përfaqësuesi dhe udhëheqësi i PD pasi ata 18 mijë demokratë që zgjodhën kryetar Bashën, ata 5 mijë që u mblodhën në Kuvendin e 2 shtatorit, Këshilli i ri Kombëtar, kryesia etj, nuk ekzistojnë.
Meqenëse përveç këtyre për Bardhin nuk ekziston as fakti juridik-ligjor-kushtetues se deputetët janë të partisë dhe jo e anasjellta, ai vazhdon që të ulërasë te Foltorja dhe nëpër studio televizive, (nuk kuptohet pse është kaq i frustuar kot më kot), se ai është lider i "shumicës".
Deri sa të qetësohet Gaz Bardhi dhe ata që e ndjekin ende të zgjohen nga ëndrrat, le të kujtojmë se çfarë përfaqëson vetë ky "lider" te demokratët e bazës dhe elektorati opozitarë.
Sa peshonte, edhe kur ishte i katapultuar si numri 2 i partisë, edhe kur fliste në emër të kryetarit Basha, etj. Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin zgjedhjet e para me arnimet e kodit zgjedhor, ku u fut edhe vota preferenciale për çdo kandidat, krahas votës për partinë politike që kishte paracaktuar listën.
Partia Demokratike në atë kohë, në qarkun e Elbasanit, një qark ky me peshë të lartë politike, dërgoi atje numrin 2 të saj, Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin.
Rezultati në Elbasan ashtu si në gjithë Shqipërinë për PD, erdhi në rritje. Por ajo që ra në sy në Elbasan, ishte rezultati teje i dobët me votat preferenciale i Gazment Bardhit.
Drejtuesi i qarkut dhe numri 2 i partisë mori vetëm 3984 vota, madje duke rrezikuar dhe mandatin, (u rikuperuan vetëm në kutitë e fundit), pasi Luçiano Boçi i renditur jashtë listës fituese, theu herësin. Në kushte të tjera të përfaqësimit real, për tu futur në parlamentin shqiptarë, do ti duheshim jo rreth 4 mijë vota por mbi 10 mijë. Por ja që fal sistemit Bardhi jo vetëm që është deputet por pretendon edhe se është superdeputet që tejkalon edhe partinë dhe forumet drejtuese të saj!
Boçi në parlament zuri vendin e kreut të PD Elbasan Eugen Isai, i cili mori vetëm 300 vota më pak se sa Bardhi dhe duke mos qenë drejtues qarku.
Pra drejtuesi i disa deputetëve, ka rezultuar i pa preferuar në votë preferenciale nga demokratët dhe elektorat opozitarë.
Madje po të rendisim votat preferenciale, Gaz Bardhi renditet i pesti.
Madje dhe deputeti i listës zëvëndësuese Qani Xhafa mori më shumë vota se Gazment Bardhi.
Si mund të shkojnë deputetët e PD "derr në thes" pas dikujt që edhe duke qenë Sekretar i Përgjithshëm, i pari në listë dhe drejtues i qarkut, rezultoi më pak i votuari?!/Alfapress.al
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128