Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Avokati i Mediut u përjashtua pas përplasjes me avokatin e viktimave

10 Korrik 2024, 12:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Avokati i Mediut u

Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”, nuk kanë munguar edhe debatet dhe përplasjet.

Avokati i ish-ministrit Mediu, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlia. Pas debatit, gjyqtarja Irena Gjoka ka urdhëruar daljen nga salla të avokatit Ardian Visha.

Pjesë nga debati:

Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.

Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?

Matlia: Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.

Visha: Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.

Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.