Duke fituar mandatin nga lista e hapur në Kukës, ja kush është 25-vjeçarja Elvira Peka
12 Maj 2025, 22:58 / POLITIKË

Nga zgjedhjet e 11 majit qarku i Kukësit nxori tre deputetë, dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.
25-vjeçarja Elvira Peka do të jetë deputetja e re që do të përfaqësojë rrethin e Hasit në Parlamentin e Shqipërisë.
E dalë nga lista e hapur e Partisë Demokratike, Peka ka arritur të marrë 2050 vota, duke lënë pas deputetin Isuf Çela, i cili mori vetëm 667 vota, duke mbetur jashtë Parlamentit të ri.
Po ashtu, 25-vjeçarja Elvira Peka ka marrë më shumë vota edhe se kandidati tjetër i PD, Shkëlqim Shehu, i cili mori vetëm 378.
Elvira Peka ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe punon në një zyrë kontabiliteti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


