Fitoi Vlorën me pjesëmarrje minimale votuesish, flet Mersini: E rëndësishme është fitorja

Kandidatja fituese e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini siguroi sot se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të Vlorës.
Pas fitores me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, Mersini ia kushtoi fitoren e saj PS-së.
E pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore, por gjithmonë ka një analizë.
“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS”, tha ajo.
Mersini vlerësoi po ashtu edhe dy kandidatët e pavarur në këtë garë.
“Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi”, tha ajo.
Në zgjedhjet e djeshme vendore, Mersini mori 15672 vota, duke shënuar një diferencë të thellë votash me dy kandidatët e tjerë. Ndërsa Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit mori 2333 vota dhe Gjergji Nika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, 1975 vota.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
