
Flamur Noka premton radikalizim: Zyrtarët socialistë të ruhen, do t’i sulmojmë edhe nëpër shtëpitë e tyre

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka pasi sulmoi me vezë e miell gardistët dhe makinat e deputetëve socialistë, ka folur për mediat.
Noka tha se tashmë ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë dhe paralajmëroi akte dhune ekstreme. Deputeti i Rithemelimit u shpreh para kamerave se socialistët do të sulmohen dhe me çdo mjet kudo që ndodhen.
“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë, ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të durojë. Tani e mbrapa është mosbindje civile.
Kudo ti shikojnë ti përbaltin e ti pështyjnë, me vezë, domate, ti qëllojnë. 20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit.
Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë. Në rrugë, në shtëpi, në zyra… Kudo do të na shohin”, tha Flamur Noka.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128