Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!
Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit.
E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Açka u shpreh e prerë se pa këtë ndjesë publike, nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim apo pajtim mes tyre.
"Më kërko falje!"-ishte kërkesa e drejtpërdrejtë që Açka i bëri Gazment Bardhit gjatë intervistës.
Ajo deklaroi se Partia Demokratike është e copëtuar dhe se përçarja nuk mund të tejkalohet pa një proces të qartë pajtimi dhe pastrimi, i cili duhet të nisë nga individët që kanë krijuar ndasi të thella brenda partisë.
"PD nuk i fiton më zgjedhjet sepse strukturat e partisë janë ndarë, janë copëzuar. Janë ndarë për çështje parimore. Këto pjesë nuk bashkohen po nuk u pajtuan. Kanë harruar një proces shumë të rëndësishëm që është pastrimi dhe pajtimi," – tha Açka.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

