Formohet “grupi i dialogut” pas paktit mes PS-së dhe Rithemelimit, ja Komisioni që do të hartojë Reformën Zgjedhore

Socialistët dhe deputetët e rithemelimit nga radhët e opozitës pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5, mes të cilave më të rëndësishme janë edhe Amnistia Penale dhe Reforma Zgjedhore.
“Grupi Dialogut” pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të ligjeve.
Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi Dialogut” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.
Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.
Socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin, dhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca.
Ndërsa nga Rithemelimi me Oerd Bylykbashin, Erisa Xhixhon dhe Dhurata Çupin.
-
-
Gjyqi i Jorgo Goros/ Lihet në burg kryebashkiaku i arrestuar
26 Mars, 15:17
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


