Forumi i BLED/ Moderatorja i ndërhyn, Rama me arrogancë: Nuk pres asnjë sekondë, jam për të folur...

1 Shtator 2025, 15:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Forumi i BLED/ Moderatorja i ndërhyn, Rama me arrogancë: Nuk pres
Edi Rama në Bled të Sllovenisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni pjesë e episodit të 20-të të Forumit Strategjik të Bledit për të folur për Bashkimin Europian, sfidat dhe ambiciet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në familjen e madhe të BE-së.

Fjalën e kishte Komisionerja për Zhvillim, Marta Kos, e ndërsa pas saj kryeministri vijoji bisedën me të pranishmit. Në një moment moderatorja e forumit BLED, i ndërpreu fjalën, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare nuk e lejon të vazhdojë.

Pjesë nga biseda në Forumin BLED në Sllovaki:

Marta Kos: Nuk ka të bëjë me piketa, jam dakord me Antonion që ka të bëjë me lidershipin në të dyja anët. Ne jemi në lëvizje në këshill, në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grup kapituj sesa në 5 vitet e  undit. Kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, fillimisht në Bruksel dhe më pas në ndeshjen e futbollit mes vendeve kandidate dhe atyre anëtare në Tiranë. Është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 në aspektin teknik, në 2028 mund të kemi 28 anëtarët e BE-së dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer mund të kemi 29 anëtarë. Unë skam shumë kohë, kam katër vjet.

Edi Rama: Ne jemi njërës besnik, kemi mbështetur Perandorinë Osmane, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe tani juve. Më e mira jonë është që edhe kur ata dështojnë ne jemi me ta. Edhe kur ata vazhdojnë dështojnë ne jemi me ata. Ashtu si ushtarët japonezë në pyll.

Moderatorja: Një sekondë…

Edi Rama: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu. Ti je këtu për të moderuar!

Po ndodh...