"Fat i madh që e kam"/ Rama nuk ia ndan sytë Berishës në Kuvend

12 Shtator 2025, 12:01 / POLITIKË ALFA PRESS

"Fat i madh që e kam"/ Rama nuk ia ndan sytë Berishës

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend mblodhi të 140 deputetët mëngjesin e kësaj të premteje, ndëkohë që në sallë pamë një mazhorancë absolute dhe një opozitë të t'kurrur, të lodhur që nuk frymëzon më as militantët e saj dhe që përsërit të njëjtat skena banale.

Kurse Kryeministri Edi Rama u rikthye pas ditë kohësh mungesë në sesionin e fundit parlamentar, e këtë herë i ulur mes deputetëve fuqiplotë në pushtetin e tij absolut, i cili me këtë lloj opozite sa vjen e zmadhohet e bëhet më arrogant.

Për koincidencë, Rama ishte ulur paralelisht dhe pranë kreut të PD, Sali Berisha, të cilit në asnjë moment nuk ia ndante dot sytë. Kamerat kanë kapur momentin, ku shihet se Rama vështron  Berishën si një diçka të çmuar!

Seanca përfundoi mes tensionesh false të para qindra herë, me Berishën që pushton Foltoren dhe Gaz Bardhin dhe Flamur Nokën që bëjnë si të fortë dhe të revoltuar me "Regjimin e Ramaduros". Por ky revolucion tashmë bajat në sallën e parlamentit, sërish nuk e pengoi mazhorancën që të miratoj ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. Paralelish me skenat e këtij teatri të dalë boje, Rama i cili vetëm ka fuqizuar pushtetin e tij që nga rikthimi i Berishës në krye të PD, ka në parlament 83 deputetë, ka shpallur se do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2050, kur në zgjedhjet e parardhëse të 2021 "fitoi" me vetëm 30 mijë vota diferencë, duket se sot e sheh Sali Berishën si asetin e tij më të madh: Jam me fat që e kam!/ Alfapress.al 

"Fat i madh që e kam"/ Rama nuk ia ndan sytë Berishës

 

Po ndodh...

ide