
Fredi Beleri kallëzon në SPAK ish-kryebashkiakun e Himarës, deputeten Xhaçka dhe bashkëshortin e saj

19 Shkurt 2025, 15:04 / POLITIKË
Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, Artan Gaçit dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka, raporton gazetari Enrik Mehmeti.
Në kallëzimin e tij, Beleri kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’
Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.
-
-
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një person
19 Shkurt, 14:56

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128